Ilir Meta është kallëzuar sërish në SPAK bashkë me bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi. Kësaj radhe, paditësi është avokati Idajet Beqiri, i cili e akuzon çiftin se kanë fshehur të ardhurat ndërkohë që janë shpenzuar shuma të mëdha parash për operacione plastike.
Në padinë e tij, Beqiri radhit dy raste kur sipas tij Meta dhe Kryemadhi kanë kryer trajtime mjekësore me vlera kolosale. Trajmi për Kryemadhin është bërë në San Marino me një vlerë rreth 290 mijë euro, kurse Meta është trajtuar në Vjenë përgjatë viteve 2013-2014.
Pjesë e padisë janë edhe dy fëmijët e çiftit Meta, Besari dhe Bora.