GostivarLajme

Vendoset rend në deponinë “Rusino”/ Në ditë trajtohen nga 450 ton mbeturina

Vendoset rend në e deponimin e mbeturinave në deponinë rajonale “Rusino”. Me themelimin e ndërmarrjes publike për menaxhim të mbeturinave “Rusino/Pollog”, çdo automjet që bartë mbeturina, para deponimit të tyre paraqitet, regjistrohet, matet sasia e mbeturinave dhe pastaj mund të hidhen mbetjet, qofshin ato mbetje komunale të nëntë komunave të Pollogut apo nga persona fizik. Kjo metodë e punës ka bërë që deponia “Rusino” sivjet të jetë viti i parë që mos digjet gjatë periudhës verore. Besim Dogani, drejtor i ndërmarrjes “Rusno/Pollog”, thotë se pos ndalesës së zjarreve, mbeturinat nuk hudhen më në gurmbuj, por ato rafshohen dhe mbulohen dhe njëkohësisht është zogëluar në minimum grumbullimi i ujërave të zeza. Në terreni nga vizita që ekipi i televizonit Globi së bashku me udhëheqësit e ndërmarrjes i bëri deponisë, shihet se edhe përskaj rritjes së sasisë së mbeturinave që hidhen në “Rusino”, ajo po menaxhohet pa pengesa.

“Sipas biznes-planit kishim të paraparë që deponia ‘Rusino’ të grumbullojë rreth 100 ton mbeturina në ditë, kjo sasi së shpejtu u rritë në 250 ton dhe tani kohëve të fundit tonelatat e sjellura arrijnë deri në 450 tonë mbeturina në ditë, që natyrisht rritë koston e mirëmbajtjes, orarin e punës, etj. Betetja e dytë ka qenë rehabilitimi të deponisë së vjetër, gjegjësisht të mbeturinave të ngelura nga periudhë që para 20 apo 25 viteve nga shfrytëzimi i deponisë. Kjo pjesë tani është nivelizuar dhe mbuluar dhe së shpejti do të gjelbërohet, njëkohësisht kemi punuar edhe në krijimin e zonave për shkarkim ditor të mbeturinave. Këtu hidhen, trajtohen, nivelizohen dhe e faza e dytë është mbulimi i tyre”, deklaron Besim Dogani, drejtor i N.P “Rusino/Pollog”.

Të gjitha këto punë janë kryer në periudhë vetëm prej gjysëm viti, që kur ndërmarrja “Rusino/Pollog” filloi të funksionojë me kapacitet të plotë dhe një fondi prej 125 mijë franga zvicerane nga SECO, prej të cilave vetëm 40 përqind të mjeteve janë harxhuar.

“Sa i përket pjesës financiare kemi pasur ndihmë vetëm nga Sekretariati për Bashkëpunim Ekonomik të Zvicrës, apo SECO siç njihet shkurtimisht. Ata na kanë ndihmuar me një fond prej njëqind e dhjetë mijë franga zvicerane për rehabilitimin e deponisë së vjetër dhe një fond tjetër pesëmbëdhjetë mijë franga përafërsisht për pajisje të deponisë për vendosjen e sistemit solar për prodhimin e rrymës, ujit të pijshëm dhe teknik dhe tualet apo kanalizim të cilin paraprakisht nuk e kemi pasur”, deklaron Besim Dogani, drejtor i N.P “Rusino/Pollog”.

Qeveria deri më tani nuk ka ndihmuar me asnjë qindarkë, ndërsa komunat dhe ndërmarrjet publike që deponojnë mbeturina në deponinë rajonale “Rusino”, kanë krijuar borxh prej mbi 81.000 euro për vetëm disa muaj.

“Sa i përket Qeverisë apo ministrive të resorit, fatkeqësisht nuk kemi pasur asnjë denarë ndihmë. Kemi pasur bashkëpunim të mirë por gjithçka ka mbatur te bashkëpunimi i mirë. Sa u përket komunave, ata servisojnë shërbimet që ne ua ofrojmë, por edhe këtu ka ngecje, kemi problem me likuiditetin apo me rrjedhën e parave të freskëta. Me këtë, na vonohen shumë procese, komunat së bashku me ndërmarrjet komunale na kanë një borxh të akumuluar gati se prej pesë milionë denarë që sjell në pikëpyetje pagat dhe servisimin të operatorëve të jashtëm”, deklaron Besim Dogani, drejtor i N.P “Rusino/Pollog”.

Nëse komunat dhe ndërmarrjet komunale nuk shlyejnë borxhet, menaxhimi i deponisë “Rusino” sërish do të vendoset në pikëpyetje, thotë Dogani. Ai prej që së shpejti edhe nga pushteti qendror të marrin paratë e premtuara prej shtatë milionë euro që të fillohet me ndërtimin e deponisë së standardizuar.

“Ne presim që së shpejti të mbahet takimi i Këshillit të kryetarëve të komunave ku nga ata pasi të raportojë para tyre mbi gjendjen aktuale, do të kërkojë të jenë më të përkushtuar edhe pse e dimë se të gjitha komunat ballafaqohen me mungesë të mjeteve financiare, por së paku minimumin e obligimeve ndaj nesh ta kryejnë që të na mundësojnë funksionim normal ditor, përndryshe e gjitha do të jetë e kotë. Nëse këtë hapësirë që e kemi pastruar dhe rehabilituar e lejmë për një periudhë jo më shumë se pesë ditë, radhën e ardhshme kur të vini do të shihni grumbuj të mbeturinave. Hapi i dytë është fondi të cilin Ministria për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, përmes Kuvendit të Republikës së Maqedonisë kalon huamarrjen nga e cila shpresojmë që ne si deponi ‘Rusino’ apo rajoni i Pollogut të na takojnë rreth shtatë milionë euro me të cilat mjete parashihet të vazhdojë faza e ardhshme apo ndërtimi i deponisë së standardizuar mbi deponinë ‘Rusino’, si dhe me këto mjetet planifikohet të përmirësohen kushtet e ndërmarrjeve komunale të nëntë komunave të rajonit të Pollogut”, deklaron Besim Dogani, drejtor i N.P “Rusino/Pollog”.

Ndryshe, participimin për themelimin e ndërmarrjes publike “Rusino/Pollog” akoma nuk e kanë paguar komunat e Zhelinës dhe Jegunovcës, kurse komuna e Gostivarit ka shlyer vetëm gjysmën e mjeteve. Sa u takon ndërmarrjeve publike më shumë borxh të akumuluar kanë ndërmarrjet e dy komunave më të mëdha të Pollogut, gjegjësisht ajo e Tetovës dhe Gostivarit.

Show More

Related Articles

Back to top button