Policia njofton se tentativa për vjedhje në gjatë muajit maj është bërë nga një i burgosur, i cili veprën e kishte kryer pasi kishte shfrytëzuar të drejtën për fundjavë të lirë.
“Njësiti i Punëve të Brendshme-Departamenti për Çështje Penale në Kisella Vodë ka zbardhur veprën penale “vjedhje e rëndë në tentativë” në banesë në rrugën “Hristo Tatarçev” në Shkup, pronësi e J.D. nga Shkupi, e bërë më 15.05.2022″.
“Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra dhe pas ekspertizës, me datë 14.09.2022 është konstatuar se kryesi i veprës është N.D.(35) nga Shkupi, i cili është duke vuajtur dënimin me burgim në Burgun e Idrizovës, i cili veprën penale e ka kryer gjatë fundjavës së lirë. Me të në burg është zhvilluar bisedë zyrtare dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të bëhet raport përkatës”, thonë nga MPB.