LajmeSport

Katar 2022: Anketa e amnistisë, FIFA kompeson punëtorët e shfrytëzuar

Një sondazh global i bërë nga “Amnesty International YouGov”, i realizuar nga 16 gushti deri më 6 shtator, zbuloi se gati dy të tretat e më shumë se 17,000 personave në 15 shtete besojnë se Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Futbollit (FIFA) duhet të kompensojë  puntorët për dëmet e pësuara gjatë përgatitjeve për Botërorin që do të nisë në nëntor në Katar.

Mbështetja është edhe më e madhe tek ata që do të shikojnë të paktën një ndeshje në TV. Për 67% të njerëzve të anketuar, federata e tyre shtetërore e futbollit duhet të flasë për shkeljet e të drejtave të njëriut në lidhje me Kupën e Botës dhe gjithashtu të mbështesë kërkesën e FIFA-s për kompensim.

“50 ditë nga fillimi, ka ende kohë sepse FIFA bën gjënë e duhur. Tifozët nuk duan një Kupë Bote të njollosur nga shkeljet e të drejtave të njëriut. Nuk ka kthim në të shkuarën, por një program komensimi nga FIFA dhe Katari do të përfaqësonte të paktën një kompensim të vogël për qindra mijëra punëtorë që bënë të mundur turneun”, tha Steve Cockburn, drejtor i Drejtësisë Sociale dhe Ekonomike të “Amnesty International Program”

Show More

Related Articles

Back to top button