LajmeMaqedoni

E Majta me nismë tjetër për referendumin, Kërmov: Xhaferi s’mund të vlerësojë përmbajtjen

Një nismë tjetër për referendum paralajmërohet se do të dorëzohet gjatë javës së ardhshme në Kuvend nga E Majta. Kjo parti nuk ka definuar pyetjen për të cilën thotë se do të jetë në konotacion negativ, në vijë me frymën e protestave kundër propozimit francez.

“Nuk ka asnjë arsye juridike që kryetari Xhaferi ta refuzojë edhe nismën paraprake por edhe këtë nismë. Kryetari Xhaferi nuk mund të vlerësojë aspektin formal përmbajtjesor”, deklaroi Borisllav Kërmov, E Majta.

Në rast se nisma e dytë refuzohet nga Xhaferi, E Majta thotë se në koordinim me VMRO-DPMNE-në do ta bllokojnë Kuvendin me veprime me rigoroze.

“Kjo do të thotë bllokim i të gjithë komisioneve, bllokim i të gjithë seancave plenare, madje edhe i atyre komisioneve që kanë afat të kufizuar si komisioni për çështje evropiane, mund të bllokohet edhe fizikisht me trupat tanë, mund të hiqen dhe të thyhen mikrofonat ashtu siç ishte rasti më herët. Gjithçka është në lojë deri sa ligjvënësi të ndalojë”, tha Borisllav Kërmov, E Majta.

VMRO-DPMNE-ja nuk ka komentuar paralajmërimin e Të Majtës por kanë vazhduar të kritikojnë vendimin e kryeparlamentarit për të refuzuar nismën e tyre.

“Nëse Kuvendi e ka njohësin e dalluar të drejtësisë Talat Xhaferi, pse atëherë është e nevojshme Gjykata Kushtetuese? Pse është e nevojshme që juristë të tjerë të dalluar të ulen në Gjykatën Kushtetuese dhe të marrin rrogë nëse punën e tyre tashmë e bën Xhaferi? Me çfarë ka hyrë në borxh antimaqodonasja LSD të BDI-ja, që Talat Xhaferi të bëjë gjimnastikë juridike dhe t’i shpëtojë?”, deklaroi Eli Panova, VMRO-DPMNE.

Shumica vazhdon të mendojë se u pengua një proces siç është referendumi i cili do të dëmtonte eurointegrimin e vendit.

“Apelojmë te opozita që sa më shpejt të mbisundojë logjika dhe opozita të ndalojë t’i bllokojë dhe pengojë proceset sepse ky është synimi jonë strategjik i rëndësishëm dhe anëtarësimi në BE duhet patjetër të vazhdojë”, u shpreh Darko Kaeski, LSDM.

Kreu i Kuvendit Xhaferi, refuzoi nismën e VMRO-DPMNE-së me arsyetimin se marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara në përputhje me Kushtetutën janë pjesë e rendit juridik dhe nuk mund të ndryshohen me ligj. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button