Sot (15-shtator) nga ora 08:00 deri në ora 12:00, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë kryer një aksion kontrollues, në qendër të të cilit ka qenë korrektësia teknike e automjeteve, por edhe defekte të tjera, gjegjësisht kundërvajtje në trafik. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar ligjërisht 12 automjete me defekti në frena (TE-8 dhe GV-4), 2 automjete të paregjistruara (TE) dhe 1 (TE) me mangësi të tjera teknike.
“Gjithashtu janë sanksionuar 4 shoferë (TE) pa patentë shoferi të nevojshëm për të drejtuar automjetin, 1 shofer (TE) me ndalim të vlefshëm dhe 1 (TE) për mosmbajtje patentë shoferi me vete. Gjatë kësaj periudhe janë sanksionuar 12 automjete (TE) të parkuara në mënyrë të paligjshme, ndërsa 6 automjete (TE) janë marrë nga “shërbimi merimangë” i Tetovës. Në kontrollin e veprimit janë zbuluar 12 lloje të tjera të shkeljeve (TE-3 dhe GV-9) dhe janë sanksionuar me parashtresa adekuate”, njofton zëdhënësi i policisë së Pollogut, Fatmir Rexhepi.
SPB Tetovë me një tjetër apel drejtuar drejtuesve të automjeteve, kamionëve apo motoçikletave që me kohë të kontrollojnë gjendjen teknike të automjeteve të tyre dhe të mos vënë në rrezik sigurinë e tyre dhe të pjesmarrësve të tjerë të trafikut rrugorë, por edhe të mos ulen në timon pa leje, gjegjësishtë pa kaluar provimimin për patentë shofer, me kategori të papërshtatshme ose me ndalesë të vlefshme për drejtim.