LajmeRajon

Paratë ruse në politikën shqiptare/ Ambasadorja e SHBA-së diskuton me partitë kryesore dhe KQZ-në

Raporti i inteligjencës amerikane që jepte alarmin për influencën e Moskës mbi partitë politike edhe në vendin tonë, vuri në lëvizje ambasadoren Yuri Kim.

Me kërkesë të diplomates amerikane, në  Komisionin Qëndror të  Zgjedhjeve u zhvillua një biese fillimisht me kryekomisonerin Ilirjan Celibashi. Takimit, pak minuta me vonë iu bashkuan  njëri pas tjetrit, përfaqësuesit e partive kryesore në vend, PS, PD dhe Partia e Lirisë si dhe Partisë Republikanë.

Detaje të bisedës dhe porosive që ambasadorja iu la mbi tryezë partive politike, i  dhanë vetë  vetë aktorët që ishin prezent në takim. Mesazhi ishte i qartë: larg influencave ruse dhe kineze.

“Fokusi ishte shqetësimi që kanë aleati jonë kryesor në këtë rast SHBA për përfshirjen e influencave të huaja, kryesisht ruse, në partitë politike, por dhe organizmave medietike nëpërmjet formave indirekte”, tha Gjiknuri.

“U diskutua gjerësisht për nevojën e reformimit të partive politike. Për financimin e partive politike jo vetëm si kriter për procesin e integrimit europian, por njëkohësisht si element shumë i rëndësishëm për të bërë transparencë e para, dhe së dyti për të qenë larg influencave që nuk duhet t’i harrojmë që ekzistojnë nga Kina, Rusia apo Irani”, deklaroi Tabaku.

Jorida Tabaku nuk pranoi të komentonte nëse në takim ishte folur për 500 mije dollarët që pretendohet se Partinë Demorkatike ka marrë para fushatës së 2017, por ky rast ku nën akuzë është vendosur Lulzim Basha nuk shpëtoi pa komentin e Monika Kryemadhit.

“Takimi nuk përmendi emra. Ka një proces, i cili do të hetohet, jo vetëm në Shqipëri por dhe jashtë, të dini, asgjë nuk ngel pa dalë. Kush ka gëlltitur lugën e  çorbës së prishur, ka për të vjellë gjithë jetës”, tha Kryemadhi.

Komisoneri Ilirjan Celibashi përmendi ndërhyrje në Kodin Elektoral për të forcuar instrumentet e kontrollit ndaj subjekteve politike.

“Ka nevojë për përmirësim të kuadrit ligjor që KQZ të hetojë më thellë me paratë që marrin partitë, ku i marrin dhe si i përdorin”.

Top Channel

Show More

Related Articles

Back to top button