Fabio Kapello ka dhënë një intervistë të shkurtër në “Corriere dello Sport”, duke shpjeguar situatën e Juventusit.
“Juventusi luajti 30 minuta si një ekip i vërtetë, siç nuk kishte mundur kurrë më para. Ata treguan shpejtësi, cilësi, vendosmëri dhe mund të shkonin edhe 2-0. Por më pas ata i shteruan energjitë.
Nuk mund të jetë një çështje fizike, sepse një rënie mund të ndodhë pas një ore, por jo pas tridhjetë minutash. Unë mendoj se një kolaps i ngjashëm është shumë një rezultat që vjen nga koka dhe jo nga këmbët.
Mungesat ndikojnë shumë, dëmtimet peshojnë. Si mund të shohësh një Juve të bukur pa Pogba apo Kiesa? Megjithatë, unë mendoj se Allegri do e përmirësojë Juventusin”, është shprehur tekniku italian.