Në Maqedoninë e Veriut në korrik të këtij viti është regjistruar rritje në qarkullimin industrial për 10 %, ndërsa krahasuar me muajin qershor të këtij viti ka ulje për 13.6 %, transmeton Portalb.mk.
“Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi i përgjithshëm në industri gjatë muajit korrik 2022, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rritje te Prodhimet kapitale për 39.2 %, Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë 6.3 %, dhe Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 9.9 %, ndërsa rënie u vërejt te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 12.1 %”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.
Qarkullimi industrial në tregun vendos është rritur për 3.4 përqind, ndërsa në tregun e jashtëm për 12.2 përqind.