Edhe një dorëheqje në Qytetin e Shkupit, përcjell TV21. Sot ka dhënë dorëheqje Voisllav Dimitrovski, drejtori i LAJKA- Ndërmarrjes Publike për përkujdesje për qentë endacak. Dimitrievski thotë se nuk ka mundur të bashkëpunojë me kryetaren e e Qyteti të Shkupit, Danella Arsovskën.
“Shpresoj që drejtori i ardhshëm do të përmirësojë punën e kompanisë dhe nuk do ta përdorë ndërmarrjen publike për qëllimet e veta, që ka ndoshur në të kaluarën. Deri në një të nesërme më të mirë dhe një mundësi të hapur dhe mbështetje reale për të vënë nën kontroll problemin e qenve endacakë”, ka shkruar mes tjerash Dimitrovski.