Artisti shqiptar Alkent Pozhegu ka mahnitur me mozaikun e tij kushtuar Mbretëreshës Elizabeth II, e cila ndërroi jetë rreth një javë më parë.
Mozaiku është bërë me fasule, grurë, fara luledielli, oriz, misër e drithëra të tjera me ngjyra. Artisti shqiptar nga Kosova ka treguar se për veprën muzeale iu deshën 100-120 kilogramë drithë, ndërsa punoi për rreth 6 orë.
“Kam përdorur fasule, grurë, fara luledielli, oriz e drithëra me ngjyra ndërsa mu deshën rreth 100-120 kg drithë”, tha ai.