Ditën e sotme një tërmet ka lëkundur Greqinë.
Njoftohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 4,2 të shkallës Rihter dhe ka ndodhur rreth orës 16:00 me orën lokale.
Sipas Institutit Gjeodinamik në Athinë epiqendra e tërmetit është shënuar në jug-jugperëndim të Greqisë, në Pyrgos Ilias.
Ndërsa thellësia vlerësohet të ketë qenë 10 kilometra.
Deri më tani nuk janë raportuar dëme materiale apo të lënduar.