LajmeMaqedoni

Pasardhësi i Ruksoskës do të zgjidhet më 31 tetor

Javën e ardhshme Këshilli i prokurorëve do të shpallë konkurs për pasardhësin e Villma Ruskoskës, shefin e ri të Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Zgjedhja do të bëhet më 31 tetor, ndërsa për herë të parë do të bëhet me Ligjin e ri, sipas të cilit 163 prokurorë publik do të kenë mundësi të votojnë për një nga kandidatët e paraqitur. Antonio Jolevski, kryetar i Këshillit të prokurorëve tha se ligji nuk parasheh pengesa nëse kundër ndonjë prokurori ka procedurë disiplinore.

“Në kushtet qëndron se duhet të ketë 6 vite stazh pune të pandërprerë si prokuror publik dhe në 3 vitet e fundit të jetë e vlerësuar pozitivisht. Procedimi i procedurës disiplinore ose procedimi i procedurës penale nuk do të thotë se ato nuk mund të kandidojnë sepse kundër tyre ende nuk ka asgjë konkrete. Çdo prokuror mund të ketë padi dhe kjo nuk do të thotë se është i eliminuar nga procedura”, tha Antonio Jolevski, kryetar i Këshillit të Prokurorëve.

Për momentin prokurorja Villma Ruskovska është e suspenduar për shkak të procedurës disiplinore që është iniciuar kundër saj, megjithatë ajo nuk do të konkurrojë më për shefe të Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar, por në muajin maj ka kandiduar për t’u bërë prokurore republikane.

“Pas shpalljeve ende nuk i kemi marrë të gjitha vlerësimet edhe pse janë kërkuar që nga muaji qershor, me siguri për shkak të pushimeve nuk kanë mundur ta kryejnë vlerësimet e kandidatëve të paraqitur. Presim të arrijnë vlerësimet, që pastaj të vazhdojmë më fazën tjetër që është intervista dhe zgjedhje”, pohoi Antonio Jolevski, kryetar i Këshillit të Prokurorëve.

Prokurori republikan, Lubomir Joveski tha se për procedurën disiplinore ndaj shefes së Prokurorisë për ndjekje të krimit dhe korrupsionit, Villma Ruskoska, duhet të sigurohen prova për të cilat duhet të prononcohen prokurorët që janë të përfshirë me këtë procedurë.

“Komisioni për përgjegjësi disiplinore e shqyrtoi propozimin për ngritjen e procedurës disiplinore dhe sa jam i njoftuar për këtë propozim, komisioni solli vendim për ngritjen e procedurës disiplinore. Për më tutje, e dini se gjatë procedurës duhet të sigurohen prova të caktuara dhe duhet të prononcohen prokurorët publikë për të cilët udhëhiqet një procedurë e tillë”, theksoi Lubomir Joveski, prokuror republikan.

Ndërkaq prokurorja Villma Ruskovska e ka marrë kërkesën për t’u përgjigjur para Komisionit disiplinor në afatin e paraparë prej pesë ditëve. Mandati si drejtuese e Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar i përfundon më 14 nëntor të këtij viti.

Show More

Related Articles

Back to top button