Të hënën, Ministria e Bujqësisë kumtoi se sistemi i tyre elektronik është sulmuar nga hakerët dhe kanë shkaktuar bllokimin e procesit të rregullt të punës dhe ka pamundësuar plotësimin e proceseve vijuese në kompetencë të Ministrisë, njofton Portalb.mk.
Sipas burimeve të MKD-së, bëhet fjalë për sulm hakerësh serioz, gjatë së cilit janë fshirë baza të mëdha të të dhënave, veçmas atyre të subvencioneve, penale dhe tenderë. MPB po udhëheqë hetim që të konstatojë nëse bëhet fjalë për sabotim të brendshëm ose për sulm prej jashtë.
“Sulmi është paraqitur në Ministrinë e Punëve të Brendshme, a për shkak të seriozitetit të problemit sistemet në Ministri nuk janë në funksion. Për momentin të punësuarit në Sektorin për Teknologji Informatike në Ministrinë e Bujqësisë po punojnë në tejkalimin e problemit dhe ngritjen e sërishme të sistemit. Kërkojmë falje deri te qytetarët për shkak të pamundësisë për kryerjen e përkohshme të shërbimeve. Plotësisht, Ministria do ta njoftojë opinionin për tejkalimin e problemit dhe ngritjen e sërishme të sistemit”, thonë nga Ministria e bujqësisë.
Të punësuarit dhe bujqit më shumë kanë frikë nga ajo që është e mundshme të jenë fshirë të gjitha të dhënat për mospagimin e subvencioneve të cilat janë në vlerë prej rreth 530 milionë euro.
Për atë se sa është vlera e borxhit për subvencione të papaguara dhe sa është dëmi nga sulmi kompjuterik në sistemin e Ministrisë së Bujqësisë, nuk ka të dhëna pasi që sistemi tërësisht ka dalë jashtë përdorimit.
Ndryshe, më 10 shtator, ueb faqja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) është hakuar. Në faqen e MASH-it shkruhej se ishte hakuar nga ekipi grek i hakerëve “Netwatchers”. Më pas, Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në komunikim me Qendrën Kombëtare CIRT për Incidentet kompjuterike pranë Agjencisë për Komunikime Elektronike, ku është raportuar rasti dhe nga ku pritet që me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme të ndërmerren veprime konkrete për të gjetur vendndodhjen dhe burimin e sulmeve. Ndërkohë, shërbimi TI i MASH-it, me mbështetjen e bashkëpunëtorëve të jashtëm, po ndërmerr veprime për forcimin e sigurisë së faqes së internetit, pas çka ajo do të aktivizohet sërish, njoftoi MASH.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës bëri me dije se nuk ka pse të shqetësohet për gjoja shkarkimin e disa bazave të të dhënave të qytetarëve, sepse nuk ka baza të tilla të dhënash në sfond në faqen e internetit dhe ka karakter informativ.