Liri shprehjeje, demokraci, tolerancë…gjithçka ka në gojën e udhëheqësve të VMRO-së kur këtë e kërkojnë prej të tjerëve…Kur janë në opozitë, thua nuk luftëtarë më të mëdhenj se ata që mbrojnë lirinë e shprehjes. Kur janë në pushtet, është një këngë krejtësisht tjetër: “blejnë” media me para shteti dhe nuk kanë isaf.
Këtë të paktën e kemi parë e dëgjuar përmes “bombave” që zhveshën “lakuriq” imazhin e Gruevskit dhe të pulenëve të tij. Urdhra si të shkruhet e raportohet, kurdisje me kamerë të kundërshtarëve politikë, emisione të porositura,…ishin pjesë e asaj situate mediale kur nuk kishte pothuajse asnjë medium në gjuhën maqedonas që do të ishte me opozitën.
Mirëpo, kanë thënë se ujku qimen ndërron, e tabihatin jo. Dëshmi për këtë është TV Alfa, për të cilën në portale shkruhet se ka marrë “instruksione” që, kryetaren e Qytetit të Shkupit, ta njollosin sa më shumë. Deri dje e ngritnin në qiell, sot, kur i kanë prishur marrëdhëniet, VMRO-ja “ia ka lëshuar” prapa këtë televizion që ta kritikojë për çdo hap të saj.
E deri dje, Arsovska për VMRO-në dhe mediat opozitare, ishte shembulli i kryetares më të mirë të Qytetit të Shkupit.
Akrobacaionet e këtilla politike nuk janë të panjohura dhe ato shprehin mjerimin e ndonjë subjekti, por edhe më i madh mjerimi është kur ndonjë media i njohur brnda 24 orësh duhet të ndërrojë politikën e vet redaktuese!