LajmeRajon

Presidentja Osmani takohet me mbretin Charles dhe kryeministren Truss

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u takua me mbretin Charles III dhe kryeministren britanike, Liz Truss, në ditën kur do të bëhet varrimi i mbretëreshës Elizabeth II.

Osmani shkroi në Twitter të hënën se takoi familjen mbretërore në Pallatin Buckingham, “për të nderuar trashëgimin e mbretëreshës Elziabeth II”.

Ajo tha se Elizabeth II do të mbahet mend si simbol i forcës dhe elasticitetit “dhe për angazhimin e saj të palëkundur ndaj shërbimit publik”.

Të hënën do të përfundojë ceremonia e varrimit të mbretëreshës Elizabeth II.

Ajo vdiq më 8 shtator (e enjte). Postin ia trashëgoi djali i saj, Charles III.

Show More

Related Articles

Back to top button