LajmeMaqedoni

Kovaçki nxjerr “dokument”, Kovaçevski përgjigjet: “Shpifjet” kanë për qëllim mbulimin e skandaleve të VMRO-së në Qytetin e Shkupit

Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE sot ka publikuar një raport mjekësore ku supozohet se kryeministri Dimitar Kovaçevski është përgjithmonë i paaftë, dhe se me të njëjtin i ka ikur shërbimit ushtarak, përcjell TV21. Kovaçki kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Kovaçevski, pasi sipas tij, në të dy rastet, edhe nëse ka gënjyer për gjendjen shëndetësore, por edhe nëse me të vërtet është në atë gjendje shëndetësore, Kovaçevski paraqet rrezik për shtetin.

Kovaçevski i është përgjigjur fillimisht akuzave të VMRO-DPMNE-së mbi raportin mjekësor, ku pretendohet se kryeministri është i paaftë, përcjell TV21. Kovaçevski thotë se opozita po e keqpërdor një intervenim kirurgjik që ai ka pasur para 20 viteve, ndërsa thekson se asnjëherë nuk i ka ikur detyrimit për shërbim ushtarak.

“Por, unë si kryetar i LSDM-së, asnjëherë nuk do të lejoj që debati politik të bjerë aq poshtë sa dëshiron VMRO-DPMNE dhe në mënyrë të kulturuar do t’i përgjigjem gënjeshtrave dhe fyerjeve. Asnjëherë nuk jam larguar apo nuk kam ikur nga përgjegjësia e shërbimit ushtarak. Vetëm njerëz të pandershëm dhe të frikësuar abuzojnë me sfidën shëndetësore të dikujt dhe ndërhyrjen kirurgjike të 20 viteve më parë për të mbuluar turpin dhe krimin e tyre. Por unë nuk jam i befasuar. Nuk habitem për të gjitha gënjeshtrat e tjera, shpifjet, lajmet e rreme dhe manipulimet nga VMRO-DPMNE. Ato nuk ndryshojnë, dhe skandalet në Qytetin e Shkupit vetëm konfirmojnë se partia jo vetëm që nuk po reformohet, por edhe po kriminalizohet.

Qytetarët shohin dhe do të gjykojnë vetë”, thotë kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.

Show More

Related Articles

Back to top button