LajmeSport

Milevski me ftesë shtesë për Ezgon Bejtullai-n e Shkëndijës

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll sot nis përgatitjet për dy sfidat e fundit në kaudër të eliminatoreve të Ligës së Kombeve. Trajneri i Maqedonisë, Blagoja Milevski ka ftuar 27 futbollist, ndërsa që tani nuk do të mund të mbështetet te 3 futbollist. Fillimisht Darko Çurlinov, e pastaj edhe Valon Etemi, konfirmuan se për shkak të lëndimit do të mungojnë në 2 sfidat e radhës. Ndërkohë edhe kapiteni Stefan Ristovski, anuloi pjesëmarrjen, pasi që vuan nga lëndimi i këmbës dhe nuk ishte pjesë e sfidë së Dinamo Zagrebit ndaj Lokomotivës. Kjo e detyroi Milevski që të ftojë Egzon Bejtullain, kapitenin e Shkëndijës. Kujtojmë se grumbullimi i reprezentuesve ishte në mesditë, ndërsa sfida e parë e Maqedonisë do të jetë më 23 shtator, në Tbilisi kundër Gjeorgjisë.

Show More

Related Articles

Back to top button