LajmeRajon

Qeveria konfirmon lajmet rreth atentatit ndaj Kurtit: E dinte, nuk u bë publik për të mos bërë panik

Qeveria konfirmon raportet rreth planit për atentant ndaj Kurtit: Kryeministri ishte në dijeni, rasti nuk u bë publik për të mos bërë panik

Qeveria e Kosovës, ka konfirmuar raportimet e mediave sit ë sakta lidhur me një atentant që po përgatitej ndaj kryeministrit Kurti në vitin 2021.

Kjo është përgjigja e Qeverisë:

Përgjigje në pyetjet tuaja rreth raportimit në media për një plan për atentat ndaj Kryeministrit Kurti në vitin 2021:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka qenë i njoftuar për këtë rast nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi.

Rasti nuk është bërë publik për të mos përhapur panik.

Show More

Related Articles

Back to top button