LajmeSport

Zbulohet arsyeja e refuzimit të Mbapes të bëjë foto me Francën

Kilian Mbape ka refuzuar të bëjë foto me Francën, në prag të ndeshjeve të Ligës së Kombeve. Sipas “L’Equipe”, ky vendim nga Mbape vjen pas raportimeve se Federata e Futbollit e Francës, nuk e ka ndërmend të ndryshojë marrëveshjen për të drejtat e imazhit me futbollistët.

Përmes një deklarate në “AFP”, 23-vjeçari kishte treguar se ai dhe përfaqësuesit e tij ankoheshin për faktin se nuk ishte gjetur një marrëveshje mes palëve, pavarësisht gatishmërisë së tij për ri-negocim. Ish-sulmuesi i Monakos thuhet se nuk pajtohet që emri i tij të përdoret për të promovuar sponsorë me të cilët nuk ka kontratë. Ai nuk i pëlqen disa nga markat me të cilat ekipi kombëtar bashkëpunon dhe ai nuk është i kënaqur me përfshirjen në reklamat e një marke, që është larg një stili jetese të shëndetshëm, për shembull “Coca-Cola”.

Mbape dhe përfaqësuesit e tij mendojnë gjithashtu se imazhi i disa lojtarëve përdoret më shpesh se i të tjerëve. Ata duan që lojtarët e kombëtares së Francës, të kenë një agjenci mbi markat me të cilat lidhen emrat e tyre.

Show More

Related Articles

Back to top button