Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe i është përgjigjur zv.kryeministrit të parë, Artan Grubi, i cili mbrëmë në emisionin Click Plus, hodhi dyshime për ndikim rus tek opozita, duke përfshirë edhe atë shqiptare. Snopçe, u shpreh se Grubi ishte shumë kontradiktorë në emision dhe se ka ka përdorur shumë të pavërteta. Duke komentuar akuzat e zv.kryeministrit se opozita shqiptare është në koordinim të plotë me VMRO-në dhe Levicën për bllokimin e Kuvendit, deputeti i ASH-së hodhi poshtë këto akuza dhe tha se Grubi ka qenë bashkëpunëtori kryesor i ish shefit të policisë sekrete, Sasho Mijallkov.
“Këta si duket politikën e kuptojnë si loja me qibrita që luhet në Çarshinë e Shkupit, duke i mashtruar hallexhinjtë, duke ia marrë paratë dhe duke menduar se një gënjeshtër e besuar disa herë do të jetë e vërtetë, por gënjeshtra mbetet gënjeshtër edhe me përsëritë 100 herë”, tha mes tjerash Snopçe. Proncimin e tij të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.