LajmeRajon

Gjukanoviq refuzon propozimin për mandatarin e ri, e çon vendin në zgjedhje

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ia ka dërguar kryetares së Kuvendit Danijela Gjuroviq propozimin për shpërbërjen e Parlamentit të Malit të Zi.

Në sqarimin e tij, Gjukanoviq deklaroi se pas konsultimeve për mandatin për përbërjen e qeverisë, ai nuk “ka pasur përshtypjen se ekziston një shumicë e qartë që do të ishte në gjendje të formonte një qeveri që do të ofronte zgjidhje për probleme shumë të vështira në në nivel financiar, ekonomik, juridik, institucional dhe politik”.

“Sidomos në aspektin e sigurisë, duke pasur parasysh krizën aktuale në Evropë të shkaktuar nga agresioni rus kundër Ukrainës, i cili ka implikime të padyshimta për sigurinë e Ballkanit Perëndimor”, tha Gjukanoviq, shkruan Vijesti.

“Vetëm këtë herë drejtuesit e koalicionit që pretendojnë se kanë mazhorancën nuk iu përgjigjën konsultimeve. Ata nuk i kanë bashkangjitur as nënshkrimet e shumicës së deputetëve dhe i referohen përvojës së tyre të mëparshme, e cila është krejtësisht ndryshe”, tha Gjukanoviq.

Gjukanoviq theksoi se nuk u krijua përshtypja që mund të formohej një qeveri që do të ofronte zgjidhje.

“Përveç kësaj, nuk u krijua përshtypja se ekziston një shumicë e qartë që do të mund të formonte një Qeveri që do të ofronte zgjidhje për probleme shumë të vështira në planin financiar, ekonomik, juridik, institucional dhe politik”.

Presidenti i Malit të Zi, siç tha ai, beson se “një Qeveri e tillë mund të arrihet vetëm me vendim të qytetarëve në zgjedhje”.

Show More

Related Articles

Back to top button