LajmeMaqedoni

Energjetika/ Propozohet zgjatje e gjendjes së krizës

Në Kuvend për sot janë caktuar seanca të komisioneve për arsim dhe sport, për shëndetësi, mbrojtje dhe siguri, si dhe Komisioni juridiko ligjdhënës.

Në rendin e ditës të seancave të Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri dhe Komisionit Ligjvënës, janë Propozim-Vendimi për miratimin e zgjatjes së afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së veriut për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe kushteve në tregjet e energjisë elektrike, si dhe Propozim-vendimi për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në zonën e qytetit të Shkupi, për shkak të mungesës së energjisë termike, mundësisë së shfrytëzimit të lëndëve djegëse alternative dhe kushteve të tregut të energjisë termike.

Show More

Related Articles

Back to top button