Shtatë persona janë arrestuar mëngjesin e së mërkurës nga aksioni policor “Brezovica 6”.
Prokurori i çështjes, Rasim Maloku, ka konfirmuar se janë bastisur tetë lokacione në Prishtinë, dy në Podujevë dhe një në Fushë-Kosovë.
“Shtatë persona janë arrestuar, ndërsa janë bastisur 11 lokacione të ndryshme të lidhura me rastin; tetë lokacione në Prishtinë, dy në Podujevë dhe një në Fushë Kosovë. Një person nuk kemi arritur ta arrestojmë pasi që nuk e kemi gjetur aty”, ka thënë Maloku.
Zhvillimin e aksionit e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Policia e Kosovës, konfirmon se në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë ka vazhduar realizimin e operacionit policor “Brezovica 6”, ku informacionet dhe detajet rreth këtij operacioni, do të bëhen të ditura pas përfundimit”, ka thënë ai.