GostivarLajme

Aktivitete në Gostivar për “Javën Evropiane të Lëvizshmërisë”

Në kuadër të “Javës Evropiane të Lëvizshmërisë” dhe fushatës së promovuar së fundmi “Ngaj biçikletë”, nesër (22 shtator) është planifikuar një aktivitet i përshtatshëm në Gostivar duke filluar nga ora 17:00. Në rrugën “Vëllezërit Gjinovski”, afër Qendrës së Kulturës “ASNOM”, zyrtarët policorë të SPB Tetovë – DPB Gostivar dhe përfaqësues të Këshillit republikan për siguri në komunikacionin rrugor do të shpërndajnë fletushka përkatëse me mesazhe për përdorim më të shpeshtë dhe korrekt të biçikletave dhe për respektimin e rregullave dhe rregulloreve të trafikut.
Qëllimi i fushatës është të afirmojë, inkurajojë dhe mbështesë përdorimin e biçikletave, jo vetëm nga të rinjtë, por nga kushdo që ka mundësi ta bëjë këtë dhe në këtë mënyrë të arrijë përfitime të shumta shëndetësore, mjedisore dhe të tjera sociale.
Edhe aktiviteti i nesërm, përndryshe, është pjesë e bashkëpunimit shumëvjeçar i Ministrisë së Brendshme dhe Këshillit Republikan për Sigurinë e Trafikut Rrugor.

Show More

Related Articles

Back to top button