Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, indeksi i pagës mesatare mujore neto për të punësuarit, gjatë muajit korrik 2022
krahasuar me muajin e njejtë të vitit 2021, është 111.5.
Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Akomodimi dhe
shërbimi ushqimor (17.8%), Veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike (17.5%) dhe Arte, argëtim dhe rekreacion (16.3%).
Ulje e pagës mesatare mujore neto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Tregtia me shumicë dhe
me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motorçikletave (4.3%), Minierat dhe guroret (industria nxjerrëse) (3.9%) dhe Akomodimi dhe
shërbimi ushqimor (3.9%).
Paga mesatare mujore neto për të punësuar, gjatë muajit korrik 2022, është 31 812 denarë.