Efektivët e policisë së Shkodrës, u shtangën këtë të diele, kur në dyert e komisariatit u shfaq një i ri që kërkonte të dorëzonte para. 16-vjeçari, Erind Shkambaj, mëngjesin e së dielës ishte nisur si çdo fundjavë tjetër, për në punë por rrugës, gjeti një portofol në tokë. Ai i përkiste turistit italian Claudio Perrinella, i cili ishte ndalur në fshatin e Oblikës në Shkodër, ku banon Erindi, për të blerë diçka dhe pastaj portofoli i kishte rënë nga xhepi. Në të ishin karta e identitetit, karta të llogarive bankare dhe një shumë prej mbi 6000 eurosh. Para për të cilat, djaloshi duhet të punojë për shumë kohë për ti fituar. Bujaria dhe fisnikëria e 16-vjeçarit u shpërblye me vetëm 100 euro nga ana e italianit. Erindi na tregon se në familjen e tij të gjithë janë punëtorë të thjeshte dhe janë mësuar që çdo gjë ta fitojnë me djerse. I riu gjatë javës vazhdon shkollën e mesme ndërsa në fundjavë punon si ndihmës kamarier në një prej restoranteve në qytet. Pasditeve stërvitet fort me ekipin e Shkodrës me ëndrrën se një dite do të bëhet portier i madh.
Read Next
8 minutes ago
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
9 minutes ago
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një avion mbi Tajvan
16 minutes ago
Osmani në Oslo, për trajnim në kirurgjinë robotike për trajtimin e kancerit
25 minutes ago
VLEN: Shqiptarët shpëtuan pasi binomi BDI-Gruevski dështoi
50 minutes ago
Thotë Guardiola: Më ktheni lojtarët e mi, do e shihni Man Cityn
53 minutes ago
Pakistan/ Ushtria urdhërohet të qëllojë menjëherë, mbështetësit e Khanit përplasen me policinë
55 minutes ago
Kabineti izraelit do të mblidhet për të diskutuar marrëveshjen e armëpushimit të Libanit
57 minutes ago
Protestë e opozitës kundër qeverisë, pritet bllokim për disa orë i rrugëve kryesore në Tiranë
59 minutes ago
Trump “kërcënon” me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kinën
1 hour ago