Komisioni Rregullator i Energjisë, me ndihmën e ekspertëve, përgatit bllok tarifa edhe për kompanitë. Mënyra e re e llogaritjes së çmimit për qytetarët, kush shpenzon më shumë ashtu edhe të paguajë, jep rezultate. Nga Rregullatori thonë se konsumi i energjisë elektrike në vend është në rënie, kurse qytetarët po kursejnë. Detajet e tjera për rritje të mundshme të çmimit të energjisë elektrike pas vitit të ri, me cilin çmim negociohet rryma bullgare, e cila do të fiket fillimisht nëse ka kufizime, sonte në Magazinën Ekonomike në Alsat.
“Ajo që është e rëndësishme dhe që dua të them ekskluzivisht në emisionin tuaj, se së bashku me Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike, teksa punuam për vendosjen e tarifave të bllokut për familjet, filluam analizat fillestare për mundësinë e futjes së blloqeve edhe për konsumatorët e vegjël. Qëllimi është zbutja e goditjes nga çmimet e larta”, deklaroi Marko Bislimovski Kryetar i KRRE-së.