Komuna e Gostivarit në mënyrë simbolike shënoi Ditën Botërore pa Makina – 22 Shtator.
“Të punësuarve iu rekomandua që sot në punë të vijnë në këmbë, me biçikletë ose me mjete tjera transporti që nuk emetojnë lëndë të dëmshme për organizmin dhe mjedisin jetësor. Parkingu i komunës qëndron i mbyllur, ndërsa qasje u lejohet vetëm personave me nevoja speciale.
Ta mbrojmë mjedisin jetësor!”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gostivarit./TvGlobi/