LajmeRajon

Vetëm pesë automjete i konvertuan targat në RKS që nga 1 shtatori

Vetëm nga një makinë i ka ndërruar targat e Serbisë në RKS, në pesë komuna që nga 1 shtatori kur ka nisur afati i konvertimit të tabelave të automjeteve.

E kjo shifër prej vetëm 5 rastesh që e kanë kryer këtë obligim, po del të jetë arsyeja pse Qeveria e Kosovës u detyrua që afatin e përfudnimit të këtij procesi të caktuar fillimisht deri më 31 shtator, ta vazhdojë edhe për një muaj.

“Ministria e Punëve të Brendshme, me kohë para se të fillojë ky proces i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura dhe janë të gatshme të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve për të zbatuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për vazhdimin e afatit deri më 31 tetor 2022”, konfirmuan nga MPB.

“Nga data 1 shtator deri më tani janë regjistruar 5 automjete me targa RKS. Regjistrimet janë bërë në komuna të ndryshme, si: Prizren, Dragash, Leposavic, Mitrovica Veriore dhe Gjilan.”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

Por në këtë ministri mohojnë se kanë numër të saktë të veturave që duhet ndruar targat.

“Nuk kemi të dhënat të sakta se sa është numri total i veturave të regjistruara me “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “PR” dhe “ĐA” , pasi ato janë të regjistruar në një sistem të kaluar. Pas përfundimit të procesit do të dihet saktë numri i tyre”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

Kujtojmë se ditë më parë, janë sulmuar dy qytetarë serbë që i janë bindur vendimit të Qeverisë për t’i konvertuar targat në RKS. Kundër këtyre rasteve pati reaguar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili i bëri thirrje edhe presidentit të Serbisë.

“I bëjmë thirrje Vuçiç që të ndalojë së mbështeturi strukturat ilegale kriminale me aktet e tyre të dhunshme dhe terroriste ndaj qytetarëve besnikë të Republikës së Kosovës”, shkroi ai në postim.

Show More

Related Articles

Back to top button