GostivarLajme

“Gostivari thërret: Ejani në mal!”/ Fillon projekti për promovimin e turizmit malor në Gostivar

Rregullimi i shtigjeve ekzistuese malore, promovim i turizmit malor, ecjes dhe çiklizimit janë prioritetet e projektit të sapofilluar në Gostivar “Gostivari thërret: Të shkojmë në mal!”.

Projekti është prezentuar para shoqatave malore dhe organizatave të ndryshme lokale në Gostivar nga implementuesi i tij Asociacioni për Iniciativa Demokratike – ADI në Gostivar që vjen në bashkëpunim me Shoqatën sportive malore “Sharri” nga Gostivari. Gjatë prezentimit të benefiteve të projektit, Lulzim Haziri, drejtor ekzekutiv i ADI-t theksoi se projekti do të forcojë burimet njerëzore për alpinizëm dhe turizmin alternativ, do të zhvillojë përmbajtje të reja në shtigje malore për alpinizëm dhe çiklizëm dhe ofron munësi shtesë edukuese për potencialin natyror dhe kulturor të komunës së Gostivarit.

Lulzim Haziri…

Valbon Limani, kryetar i Këshillit të Komunës së Gostivarit bëri të ditur se projekti në fjalë realizohet në kuadër të Programit Rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perendimor – ReLOaD2, i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe Komuna e Gostivarit dhe zbatohet nga

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Në të njëjtën kohë, projekti i cili do të zgjasë nëntë muaj, pritet të ketë kontribut në zhvillimin ekonomik lokal, dhe do të stimulojë veçanërisht degët e ekonomisë që kanë të bëjnë me hotelieri, zejtarinë dhe zhvillimin e turizmit alternativ rural.

Fokusi i aktiviteteve është mbi brezin e ri dhe do të rezultojë në përfitime më të mëdha, si: stili i jetesës dhe shendeti i mirë, vizita e vendeve me rëndësi natyrore, njohja me biodiversitetin e maleve dhe rajonit më të gjerë, kulturën malore, mbrojtjen e mjedisit etj.

Projekti do të kontribuojë edhe në përmirësimin e kapaciteteve dhe oferta cilësore mbi sherbimet në turizëm.

Show More

Related Articles

Back to top button