Ylli i Milan, Leao nuk ka rinovuar akoma kontratën me skuadrën e Milan dhe interesimi për të është i madh.
‘Gazzetta dello Sport’ bën të ditur se Real Madrid tashmë janë gati të paguajnë 120 milionë euro për anësorin portugez, përcjell lajmi.net.
Lojtari i vitit në Serie A shihet si alternativa kryesore për Kylian Mbappe.
Milan kanë insistuar se nuk do të pranojnë asgjë nën 150 milionë euro për të lëshuar kartonin e tij. /Lajmi.net/