LajmeMaqedoni

Maqedoni, deri në fund të vitit do të fillojnë me punë 59 prokurorë dhe gjykatës të rinj

Rreth 59 gjykatës dhe prokurorë të rinj deri në fund të këtij vitit do të jenë të jenë të gatshëm për t’u kyçur në sistemin e drejtësisë, kurse në vend janë të lira dhjetëra vende të prokurorëve dhe gjykatësve. Drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë, Natasha Gaber, shpreson se deri në fund të këtij viti do të hapet edhe një thirrje e re publike për një grup më të madh kandidatësh, me qëllim që t’u përgjigjen nevojave të sistemit gjyqësor dhe prokurorial.

Gjenerata e 7-të e kandidatëve që momentalisht numëron 59 kandidatë do ta kenë provimin e tyre përfundimtar në fund të muajit nëntor dhe unë shpresoj se deri në fund të vitit do të kemi një grup më të madh të gjykatësve dhe prokurorëve që mund të hyjnë në detyrë. Në ndërkohë paralelisht edukojmë një grup të madh prej 97 personave të cilët edukimin e tyre teorik e kanë filluar gjatë kësaj pranvere dhe për 1 vit ta do të përfundojnë”, deklaroi Natasha Gaber, Drejtoreshë e Akademisë të Gjykatësve dhe Prokurorëve.

aber thotë se që kur është themeluar kjo Akademi nuk ka pasur dinamikë të tillë të edukimit të prokurorëve dhe gjykatësve. Shton se mungesa është krijuar më herët kur nuk ka mundur që të mbushen vendet e zbrazura. Përveç se të ketë mjaftueshëm gjykatës, nga sektori kërkohen edhe gjykatës të rinj me integritet.

“Ajo është diçka që mund të shtohet si edukim shtesë, por vetë personi nëse ka integritet fillestar është diçka që ne nuk mund ta parashikojmë, por tregohet me kalimin e kohës. Duhet të keni bazë të mirë që të mundet me edukim të rritet ai integritet. Integriteti edhe në mënyrë sistematike arrihet me sigurim të punës së profesionalëve sepse nëse ka siguri sistematike, nuk do të bien pre e presioneve”, pohoi Natasha Gaber, drejtoreshë e Akademisë të Gjykatësve dhe Prokurorëve.

Për ngritjen e integritetin, kandidatët për gjykatës dhe prokurorë në vazhdimësi trajnohen nëpërmjet projekteve të Akademisë me partnerët e saj dhe nëpërmjet edukimi të rregullt.

Show More

Related Articles

Back to top button