LajmeRajon

Lajçak për takimin me Osmanin: Folëm për nevojën për zgjidhje konkrete me Serbinë

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka dhënë detaje për takimin që ka pasur në Nju Jork me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Me anë të një postimi në Twitter, Lajçak ka thënë se temë diskutimi në këtë takim ishte dialogu dhe rruga përpara në këtë proces.

Sipas Lajçak, u diskutua edhe për nevojën që në dialog të ketë zgjidhje konkrete.

“Në Nju Jork, u takova me presidenten Vjosa Osmani. Ne vazhduam diskutimin tonë për rrugën përpara në dialog në normalizimin e marrëveshjeve me Serbinë dhe nevojën për zgjidhje konkrete”, ka shkruar Lajçak.

Show More

Related Articles

Back to top button