LajmeMaqedoni

“Përballja me dezinformatat në Republikën e Maqedonisë së Veriut” – konferencën do ta hapë presidenti Pendarovski

Presidenti Stevo Pendarovski më 31 maj, me fillim nga ora 12:00, do ta hapë konferencën “Përballja me dezinformatat në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, e cila organizohet nga Fondacioni Metamorfozis në hotelin “Panoramika”.

Ngjarja synon të ndërtojë një qasje shumë-sektoriale për adresimin e kësaj çështjeje të rëndësishme përmes angazhimit të përbashkët të institucioneve shtetërore, mediave të pavarura, organizatave të shoqërisë civile, akademisë dhe sektorit privat.

Në hapje të konferencës do të flasin Fani Karanfilova-Panovska- drejtoreshë ekzekutive e Fondacionit Shoqëri e Hapur-Maqedoni, Vukashin Petroviq– menaxher i programit të Fondit për qasje në informacion, Instituti DT dhe Bardhyl Jashari– drejtor ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis.

Konferenca për përballjen me dezinformatat në vend është paraparë si një ngjarje në format hibrid, me mundësi pjesëmarrjeje direkt nga salla ose nëpërmjet transmetimit live online në internet përmes platformës Zoom.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë institucionet përkatëse, profesionistë, sektori civil dhe pjesëtarë nga komuniteti ndërkombëtar. Ngjarja do të mbahet në dy sesione punuese.

Konferenca do të prezantojë dhe diskutojë rezultatet e kërkimeve të vazhdueshme mbi situatën, si dhe rekomandimet për hapat e mëtejshëm të aktorëve të ndryshëm shoqërorë për të luftuar efektet e dëmshme të drejtuara kundër zhvillimit të demokracisë dhe proceseve integruese.

Show More

Related Articles

Back to top button