LajmeMaqedoni

Vazhdon shitblerja e apartamenteve në Maqedoni, 218 milionë euro qarkullim për tre muaj

Vijon trendi i rritjes së shitblerjeve të apartamenteve në Maqedoninë e Veriut. Të dhënat e Agjencisë së Kadastrës së Patundshmërive tregojnë se interesimi për blerje banesash nuk po zbehet.

Në raportin e fundit tremujor të publikuar nga kjo Agjenci, shihet se në tre muajt e parë të vitit 2022 janë bërë më shumë kontrata për shitblerje të patundshmërive në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, përcjell INA.

Konkretisht, në tremujorin e parë të vitit 2022 në bazën e të dhënave të Regjistrit të Çmimeve dhe Qirave janë regjistruar 8012 transaksione, prej të cilave 5919 janë shitje të pasurive të paluajtshme dhe 2093 dhënie me qira të patundshmërive.

Në të njëjtën kohë, vlera totale e shitblerjes së pasurive të paluajtshme arrin në 218 milionë euro

Show More

Related Articles

Back to top button