LajmeMaqedoni

Mosmarrëveshja për një ulëse në autobus, arsyeja e incidentit të përgjakshëm në Shkup

Ulësja në autobus është arsyeja e incidentit mbrëmë në autobusin me numër 51. Pas mosmarrëveshjes verbale, njëri i mitur nga fshati Moranë ka nxjerr mjet të prerë duke dashur ta sulmojë të miturin nga Studeniçani. Nuk ka pasur sukses në tentimin dhe e ka lënduar shokun e tij po ashtu të mitur nga fshati Studeniçan, ndërsa është lënduar edhe vet. MPB informon se pas masave të ndërmarra janë të siguruara të gjitha të dhënat për rastin. “Për rastin është njoftuar Prokurori Publik dhe pas dokumentimit të saj do të ngritet kallëzim penal adekuat”, thonë nga MPB. Që të dy me lëndime janë dërguar në Spitalin e Qytetit. Incidenti është denoncuar mbrëmë rreth orës 19:33 ndërsa rreth orës 20:00 të rinjtë janë pranuar në Spitalin e Qytetit. Njëri prej tyre është ridërguar në spital tjetër, ndërsa tjetri është lëshuar për kurim shtëpiak.

Show More

Related Articles

Back to top button