LajmeMaqedoni

Angela Price Aggeler emërohet ambasadore e re amerikane në Maqedoni

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka propozuar që diplomatja karriere Angela Price Agelertë jetë ambasadore e re në Shkup.

Nga Shtëpia e Bardhë kanë njoftuar se deri më tani ajo ishte u.d ambasador dhe zëvendës ambasadore në Islamabad, Pakistan. Më parë ka mbajtur poste të ndryshme në Departamentin e Shtetit dhe në ambasadat në Paris, Hanoi, Nju Delhi dhe Budapest, si dhe në ambasadën në Shkup, përgjegjëse për marrëdhënie me publikun.

Ajo është diplomuar në Universitetin e Jutës, ndërsa përveç anglishtes, flet edhe tre gjuhë tjera nga të cilat janë gjuha frënge, maqedonase dhe hindu.

Price Ageler, pas konfirmimit të nominimit të saj në Senat, do të zëvendësojë Kate Marie Burns, e cila u emërua ambasadore në Shkup në maj 2019.

Show More

Related Articles

Back to top button