LajmeMaqedoni

Të rinjtë e Maqedonisë së Veriut deri më 5 tetor do të mund të aplikojnë për të marrë pjesë në hartimin e Strategjisë

Deri më 5 tetor të rinjtë e Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë për të marrë pjesë në grupin për përpunimin e Strategjisë Nacionale për të Rinjtë 2023-2027, transmeton Portalb.mk.

“Të gjithë të rinjtë e interesuar (15 deri 29 vjeçar) dhe personat që duan të japin kontribut në përpunimin e Strategjisë Nacionale për të Rinjtë 2023-2027, në fushat me prioritet: pjesëmarrja e të rinjve, puna e të rinjve, informimi i të rinjve, mbështetje para punësimit, shëndetësi, kulturë, arsim dhe siguri, mund të aplikojnë”, deklarojnë nga Agjencia Nacionale për të Rinjtë.

Të interesuarit do të mund të aplikojnë në formë elektronike KËTU.

Ndryshe ANR është një nga institucionet që do të udhëheqë hartimin e kësaj Strategjie Kombëtare që do të përfshijë vitet 2023-2027. Agjencia do të mbështetet nga OSBE, UNDP dhe UNFPA, ndërsa do të përfshijnë të gjitha institucionet shtetërore dhe organizatat.

Aktivitetet do të realizohen në forma të ndryshme në periudhën prej muajit tetor deri në dhjetor të këtij viti, ndërsa shpenzimet do të mbulohen nga organizatorët.

Show More

Related Articles

Back to top button