LajmeMaqedoni

Çmimet në Maqedoninë e Veriut janë më të larta sesa para pandemisë, nuk ka rrezik, por duhet vëmendje, paralajmëroi Banka Popullore

Banka Popullore në Maqedoninë e Veriut ka vlerësuar që nuk ka rritje për rrezikun e stabilitetit financiar, ndërsa çmimet vazhdojnë të jetë më të larta sesa para pandemisë.

“Çmimet janë mbi nivelin e parapandemisë, tani nuk ka rritje serioze të rrezikut për stabilitetin financiar, por është e nevojshme të ndiqet me vëmendje”, deklarojnë nga Banka, duke paralajmëruar që mund të marrin masa për rruajtjen e stabilitetit financiar në vend.

Këto vlerësime vijnë nga raporti i Bankës Popullore për vitin 2021 në lidhje me pasuritë e paluajtshme, duke theksuar që çmimet e banesave janë rritur me nxitim dhe janë mbi rritjen afatgjate.

“Çmimet e banesave gjatë vitit 2021 janë rritur për 6.1 %, kur rritja më e theksuar ishte në pjesën e dytë të vitit”, deklarojnë nga Banka, duke sqaruar që në Bashkimin Evropian mesatarisht janë rritur për 8.3 përqind.

Miratimi i lejeve për ndërtimin e banesave, sipas Bankës, ka rritur akoma më shumë numrin e banesave të pashitura, ndërsa çmimi i tyre u rrit me rritjen e çmimit të materialeve ndërtimore.

“Krediti për banesa gjatë vitit 2021 ka shënuar rritje mesatarisht për 14 %”, raportoi Banka, duke sqaruar që vazhdimisht shënon rritje marrja e kredisë për blerjen e banesave.

Show More

Related Articles

Back to top button