LajmeMaqedoni

ASH: Qytetarëve të Pollogut ju ndërpriten shtesat fëmijërore

Aleanca për Shqiptarët sot përmes një konference me mediat ka shprehur shqetësimet e qytetarëve lidhur me ndërprerjen e shtesave fëmijërore. Arben Zeqiri nga kjo parti theksoi se ky shqetësim është alarmuar nga qytetarë të rajonit të Pollogut.

“Qytetarëve të rajonit të Pollogut, pas rritjes së pagës minimale, u janë ndërprerë shtesat fëmijërore. Qeveria SDSM-BDI godet kategorinë më të rrezikuar sociale, në një kohë të krizës së rënduar ekonomike. Aleanca për Shqiptarët fton Qeverinë dhe Ministrinë përkatëse që urgjentisht të korrigjojnë këtë padrejtësi dhe të paguhen të gjitha shumat që u takojnë me ligj. Në të kundërtën i ftojmë qytetarët që ta padisin shtetin”, theksoi Zeqiri nga zyra për informim e kësaj partie.

https://www.facebook.com/watch/?v=643528094057986

Show More

Related Articles

Back to top button