LajmeRajon

Kurti: Masakra e Abrisë, është më çnjerëzorja që Serbia ka kryer mbi shqiptarët e Kosovës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka kujtuar 24 vjetorin e masakrës në fshatin Abri e Epërme të Drenasit, ku u masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu.

Ai përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka kujtuar të gjithë emrat që u vranë nga forcat e Serbisë.

“Sot bëhen 24 vjet prej kur më 26 shtator 1998, forcat serbe vranë dhe masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu, në fshatin Abri e Epërme të Drenasit. Mjafton të shihen moshat kufitare të viktimave të masakrës së Abrisë, nga më i moshuari Fazli Deliu 94 vjeç deri te më e vogla Diturije Deliu 6 javëshe, për të kuptuar se sa totale dhe çnjerëzore ishte kjo masakër që kryen forcat serbe mbi këta 23 civilë shqiptarë të pafajshëm”, ka shkruar kryeministri.

Show More

Related Articles

Back to top button