GostivarLajme

ASH pjesë e qeverisë ?/ Taravari: Nëse ka ofertë, e shqyrtojmë !

Ekzekutivi ka mundësi të zgjerohet. Pjesë e tij mund të bëhet edhe një subjekt politik opozitar, kësaj here ASH. Kryetari i ri i kësaj partie, Arben Taravari, thotë se nëse do të kishte pasur një ofertë të tillë, do ta shqyrtojnë. Ai e dha këtë përgjigje pas pyetjes nga televizoni Globi nëse do të kushtëzonin mbështetjen për ndryshimet kushtetuese që ASH të bëhet pjesë e Qeverisë. Shtoi se një gjë e tillë nuk është diskutuar në parti.

“Nuk kemi biesduar për diçka të tillë, ne jemi fokusuar tash në riorganizimin e partisë. Më shumë jemi në terren duke biseduar, duke dëgjuar aktivistët dhe ato të cilët janë simpatizues të ASH-së. Temën për kushtëzime nuk e kemi biseduar për të hy apo për të dalë, ne nuk kemi qenë në qeveri, as që e kemi menduar. Por, do shohim, do ta shqyrtojmë nëse ka ofertë të atillë, por tash për tash nuk ka gjë të tillë”, deklaroi u.d. kryetar i ASH-së, Arben Taravari.

Kohë më parë pjesë e qeverisë u bë Alternativa e Afrim Gashit e cila në zgjedhjet e fundit parlamentare ishte në koalicion me ASH-në. Ata iu bashkangjitën ekzekutivit me katër deputetë menjëher me marrjen e mandatit nga kryeministri aktual Kovaçevski, ndërsa Lëvizja Besa paraprakisht nga qeveria kishte kaluar në opozitë.

Ndërkohë, i pyetur për të komentuar ndodhitë e fundit në BDI, Taravari tha se partia ka nisur rrugën e shpërbërjes. Sipas tij, ndodhit e fundit me të ashtuquajturin “Grupi i zjarrit”, janë më të thella se sa duken nga jashtë.

“Deri dje kam menduar se është episodi i ardhshëm i një filmi të parë, por mendoj se është më e thellë sesa kaq. Nuk duam të komentojmë zhvillimet në parti të tejra politike, por mendoj se dalë-ngadalë po ndodh shpërbërja e BDI-së, po do ta shohim, t’ai lejmë kohës e cila do ti tregojë të gjitha ngjarjet deri në fund”, deklaroi u.d. kryetar i ASH-së, Arben Taravari.

Kontrolli i plotë i organeve të partisë si dhe i pushtetit nga Artan Grubi është problem kryesor i cili i shqetëson zyrtarët e BDI-së të cilët dy ditë më parë i dërguan ultimatum kryetarit Ali Ahmeti, për të vepruar. Ky i fundit pas ultimatumit të dhënë nga bashkë partiakët e tij për kthimin e menjëhershëm të partisë në binarë tha se partia e tij ka ngritur struktura të qëndrueshme me bazë të fortë, por nuk dha përgjigje të prerë për mos formimin e organeve partiake dhe akuzat e zyrtarëve të tij se përzgjedhja e kuadrove partiake është shndërruar në privilegj të Artan Grubit duke shpërfillur vullnetin e degëve e nëndegëve partiake. Ahmeti tha se BDI në këto 20 vite është mësuar me pakënaqësi të tilla.

Show More

Related Articles

Back to top button