Nuk ka asnjë hap përpara mes Interit dhe Shkriniarit, për rinovimin e kontratës.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, interesi i PSZH-së për sllovakun mbetet ende i gjallë, aq sa parizienët do të provojnë përsëri në merkaton e dimrit.
Por oferta e verës, rreth 60 milionë euro, do të përgjysmohet, pasi kontrata e Shkriniar skadon në qershor, dhe PSZH pritet të ofrojë rreth 30 milionë euro.