LajmeMaqedoni

Maqedonia e Veriut nuk i njeh referendumet e rreme ruse në Ukrainë

Maqedonia e Veriut nuk njeh rezultatet e të ashtuquajturave referendume në rajonet e Ukrainës, tha më 26 shtator, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

“Referendumet në territoret e okupuara të Ukrainës janë manipuluese dhe Republika e Maqedonisë së Veriut nuk do t’i njohë rezultatet. Duhet të punohet për t’u shpjeguar qytetarëve tanë dëmet e agresionit rus kundër Ukrainës dhe çfarë kjo do të thotë për interesat tona kombëtare”, tha Osmani.

“Të jesh në anën e agresionit rus do të thotë të jesh kundër interesave të tua kombëtare, dhe ne si politikanë dhe mediat duhet të shpjegojmë se çfarë do të thotë kjo dhe çfarë lloj efekti domino prodhon kur një vend më i fortë dëshiron të aneksojë territorin e një vendi fqinj”, shtoi ai.

Show More

Related Articles

Back to top button