LajmeMaqedoni

Seanca të katër komisioneve në Kuvend

Shkup, 27 shtator – Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mbledhje duhet të mbajnë katër komisione.

Në orën 10:00 është caktuar mbledhja e 44-t e Komisionit për financim dhe buxhet, me një pikë në rendin e ditës: Propozim – llogaria përfunduese e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021, me Raport përfundimtar të revizorit të autorizuar shtetëror për revizion të kryer të harmonizimit të Buxhetit themelor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021.

Komisioni ligjdhënës-juridik duhet të mbajë dy mbledhje, 145 dhe 146, të cilat janë caktuar në 10:15 dhe 10:30.

Në orën 12:00 duhet të mbahet mbledhja e 37-të e Komisionit për mbrojtje dhe siguri me dy pika në rend dite: Propozim-vendimi për miratim të vazhdimit të afatit për ekzistim të gjendjes së krizës në tërë territorin e RMV-së, për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe gjendjeve në tregjet e energjisë elektrike dhe Propozim-vendimi për miratim të vazhdimit të afatit për ekzistim të gjendjes së krizës në rajonin e Qytetit të Shkupit, për shkak të mungesës së energjisë ngrohëse, mundësi për shfrytëzim të derivatit alternativ dhe gjendjeve në tregun e energjisë ngrohëse.

Në orën 12:00 është caktuar edhe mbledhja e 34-t e Komisionit për çështje evropiane, në të cilën janë vënë shtatë pika në rend dite, mes të cilave, Propozimi i ligjit për Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publikë, si dhe Propozimi i ligjit për ndryshim dhe plotësim të Kodit penal.

Show More

Related Articles

Back to top button