Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme të ndërmarra nga SPB Tetovë për rregull dhe siguri më të madhe në rrugët në këtë zonë, dje (26- shtator) nga ora 07:00 deri në ora 11:00 është kryer aksion kontroll për të drejtën e përparësisë së kalimit në komunikacion.
“Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 12 shkelje (TE-6 dhe GV-6), shumica prej të cilave kanë të bëjnë me mospërfillje të së drejtës së kalimit në kryqëzime dhe në vendet ku janë vendosur tabela përkatëse”, thuhet në njoftimin e policisë.
Për shoferët kundërvajtës janë përgatitur parashtresa adekuate dhe sipas nenit 41 të Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor do të përballen me gjobë e cila për këtë lloj kundërvajtje është 300 euro në kundërvlerë në denarë.