Liga e Kombeve do të zhvillojë ndeshjet e fundit të këtij edicioni, ku sigurisht përpos kombëtares së Shqipërisë, do të jetë aktive edhe ajo e Kosovës, të cilat do të përballen me Islandën, respektivisht Qipron sa për “adet, ndërsa ka edhe ndeshje të tjera mjaft interesante.
Kryendeshja e mbrëmjes do të luhet në kuadër të Ligës A, mes Portugalisë dhe Spanjës. Kombëtaret iberike luajnë për llogari të Grupit 2. Portgualia ndodhet në vendin e parë me 10 pikë, ndërsa Spanja ka 8 pikë në vendin e dytë dhe sonte i duhet vetëm fitorja për të siguruar një biletë për në “Final-Four”. /abcnews.al