LajmeMaqedoni

Koalicioni është stabil, konfirmon edhe Kryeministrit Kovaçevski

Kryeministrit Dimitar Kovaçevski në një prononcim për media sot deklaroi se koalicioni është stabil dhe nuk ka kurrfarë rreziku për humbjen e shumicë në Kuvend.

“Koalicioni është stabil. Nuk ka kurrfarë rreziku për humbjen e shumicës në Kuvend”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Deklerata e tij vjen pas prononcimeve të subjekteve pjesëmarrëse në qeveri, përcjell Flaka Info. Kësisoji, shumica parlamentare është e qëndrueshme, ndërsa Qeveria është plotësisht e fokusuar në menaxhimin e krizës, si dhe në procesin e skriningut të BE-së, thonë partitë në pushtet pas trazirave në Bashkimin Demokratik për Integrim.

Për informacionet lidhur me BDI-në dje në konferencë për shtyp u përgjigj Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, i cili është edhe zëdhënës i kësaj partie. Ai e quajti lajm të rremë informacionin për largimin e tij dhe theksoi se kjo nuk meriton asnjë koment.

Për letrën e hapur të një grupi anëtarësh të BDI-së, Osmani tha se në parti ka një nivel të lartë të demokracisë dhe secili mund të shprehë mendimin e tij, por fjalën e fundit e ka lideri Ali Ahmeti.

“Me deklaratën e djeshme të Ahmetit, mendoj se ajo histori ka përfunduar”, tha Osmani, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në konferencën në MPJ.

I pyetur nëse trazirat brendapartiake do të ndikojnë në stabilitetin e Qeverisë, Osmani tha se BDI ka qenë faktor stabiliteti në 20 vitet e fundit dhe do të vazhdojë të jetë kështu.

BDI është një strukturë politike stabile, nuk presim zhvillim të mëtejshëm të ngjarjeve, shtoi Osmani.

Njëzet anëtarë të pakënaqur të BDI-së, përfshirë Musa Xhaferin, Izet Mexhitin, Nevzat Bejtën, Blerim Bexhetin dhe Visar Ganiu, në një letër të hapur kërkuan një debat brenda partisë për tejkalimin e situatës dhe i bënë thirrje liderit të partisë Ahmeti që të përdorë autoritetin e tij politik dhe statutor për të gjetur një zgjidhje për të ruajtur unitetin partiak. Ata fajësojnë Artan Grubin për situatën në parti.

Dhe LSDM-ja në pushtet doli me pretendime se shumica është stabile dhe se qeveria po punon në menaxhimin e krizës dhe procesit të shqyrtimit.

“Këto janë punë të brendshme partiake, deklaroi dje kryetari i partisë, nuk do ta komentoja. Shumica parlamentare është stabile, ndërsa Qeveria është plotësisht e fokusuar në menaxhimin e krizës ekonomike dhe energjetike, si dhe në procesin e shqyrtimit që tashmë është duke u zhvilluar, deklaroi për AIM dje zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska Kuzeska, duke përsëritur qëndrimin e partisë.

Mbrëmë në një emision televiziv qëndrimin e ka përsëritur edhe nënkryetari i LSDM-së, Pero Kostadinov.

“Shumica parlamentare është stabile dhe koalicioni nuk ka asnjë problem”, tha Kostadinov.

Ai shtoi se tani për tani ka informacione se nga ekipi qeveritar do të zëvendësohet vetëm Goran Milevski nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, i cili ka dhënë dorëheqje dhe nuk ka njoftime për ndryshime të mëtejshme.

Situata me BDI-në është e brendshme e partisë dhe nuk do ta komentoja, shtoi Kostadinov.

Ndryshe, ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski javën e kaluar ka dorëzuar dorëheqjen e tij, por ajo ende nuk është dorëzuar në Kuvend dhe nuk ka informata zyrtare se kush do ta marrë këtë pozitë. Flaka Info

Show More

Related Articles

Back to top button