Enis Bardh do të jetë kapiten në ndeshjen e parë të sezonit të ri të Ligës së Kombeve. Do të jetë kjo ndeshja përballë Bullgarisë në terren mysafirë. Bardhi do ta marr shiritin e kapitenit për shkak të mungesës se Stefan Ristovskit për shkak lëndimit. Përfaqësuesja për 10 ditë do të zhvillojë 4 ndeshje. Takohet me Bullgarinë, Gjeorgjinë dhe dy herë me Gjibraltarin. Përveç Ristovskit për Milevskin kokëdhembje janë edhe mungesa e Ademit dhe Jahoviqit, ndërsa do të mungojë edhe Erdal Rakip.
“Na presin ndeshje me kundërshtar të barabartë në grupin tonë, nga njëra anë, nga ana tjetër mundësi për ta parë potencialin me të cilin disponojmë, dhe do ta shfrytëzojmë këtë mundësi ti japim mundësi të gjithëve për të parë se çfarë cilësie kemi, për atë që na pret në të ardhmen, ndërsa në shënjestër kemi kualifikimet evropiane 2024 në Gjermani”, tha Bobi Milevski – seleksionues.